Home » Pastrim & Gjelbërim
DION-AL SHPK është kompani me një eksperiencë disa vjecare në fushën e pastrimit, me një staf të kualifikuar e cila përshtatet lehtësisht me nevojat e klientit për një ambjent të pastër, qoftë biznes, institucion publik, ambjent i brendshëm apo i jashtëm.
Përvecse të jetë një biznes fitimprurës, misioni i DION-AL sh.p.k është të nxisë punësimin e grave në tregun e shërbimeve, duke u ofruar atyre një marrëdhënie punësimi formale, të rregullt dhe të siguruar.
Kontratat e lartpërmendura kanë të njëjtën natyrë e cila konsiston në largimin e mbetjeve urbane nga zonat e banuara të cilat janë të grumbulluara në kontenierë të vendosur në zonat e caktuara nga Autoritetet Kontraktuese. Në kontrata të kësaj natyre ne kemi angazhuar një staf të trajnuar dhe mirëinformuar për rreziqet e vendit të punës. Një rol të rëndësishëm kanë edhe automjetet teknologjike të cilat realizojnë boshatisjen e kontenierëve sipas grafikut të realizimit të shërbimit të pastrimit. Shërbimi i pastrimit realizohet në dy forma, me krahë(punëtor të pajisur me fshesa) dhe me makineri fshesë.






