Pastrim & Gjelbërim

Sektori I Pastrimit Dhe Gjelbërimit

DION-AL SHPK është kompani me një eksperiencë disa vjecare në fushën e pastrimit, me një staf të kualifikuar e cila përshtatet lehtësisht me nevojat e klientit për një ambjent të pastër, qoftë biznes, institucion publik, ambjent i brendshëm apo i jashtëm.

Kompania jonë është e pajisur me licencat si me poshtë të cilat ndihmojnë në realizimin profesional që ne ofrojmë:

Shërbime ndërhyrëse higjeno-shëndetësore kodi II.8.B

Shërbime ekspertize higjeno-shëndetësore II.8.A

Veprimtaritë e ekspertizës lidhur me ndikimin në mjedis III.2.A (1+2)

Grumbullim, transportim dhe depozitim i mbetjeve urbane III.2.B

Përvecse të jetë një biznes fitimprurës, misioni i DION-AL sh.p.k është të nxisë punësimin e grave në tregun e shërbimeve, duke u ofruar atyre një marrëdhënie punësimi formale, të rregullt dhe të siguruar.

Sektori i pastrimit është i ndarë në disa degë:

Evadim mbetjesh urbane

Pastrimi i ambjenteve të brendshme dhe të jashtme

Shërbime DDD

Mirëmbajtja e sipërfaqeve të gjelbërta

Disa nga kontratat më të rëndësishme të realizuara me sukses nga kompania jonë janë:

Kontratat për evadimin e mbetjeve urbane:

Bashkia Tiranë – Pastrim i pjesës lindore (3) të Qytetit të Tiranës

Njësia Administrative Kashar – Shërbimi i pastrimit dhe grumbullimit te mbeturinave në territorin e Njësisë Administrative Kashar

Njësia Administrative Ndroq – Largimi i mbeturinave urbane të Komunës Ndroq

Njesia Administrative Kashar Sherbimi i pastrimit publik (Zona Unaza e Re) ne Njesine Administrative Kashar

Bashkia Libohovë – Shërbimi i pastrimit dhe largimit të mbeturinave

Kontratat e lartpërmendura kanë të njëjtën natyrë e cila konsiston në largimin e mbetjeve urbane nga zonat e banuara të cilat janë të grumbulluara në kontenierë të vendosur në zonat e caktuara nga Autoritetet Kontraktuese. Në kontrata të kësaj natyre ne kemi angazhuar një staf të trajnuar dhe mirëinformuar për rreziqet e vendit të punës. Një rol të rëndësishëm kanë edhe automjetet teknologjike të cilat realizojnë boshatisjen e kontenierëve sipas grafikut të realizimit të shërbimit të pastrimit. Shërbimi i pastrimit realizohet në dy forma, me krahë(punëtor të pajisur me fshesa) dhe me makineri fshesë.

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes – Pastrimi i ambienteve të brendshme në KDS

Qendra e Shërbimit Arsimor – “Blerje shërbim pastrimi ambjente zyra”

Shkolla e Administratës Publike – “Shërbimin e pastrimit të ambjenteve të brëndshme dhe të jashtme të shkollës shqiptare të administratës publike për vitin 2018”

Departamenti i Administratës Publike – “Shërbimin e pastrimit të ambjenteve të brëndshme dhe të jashtme të departamentit të administratës publike për vitin 2018

Këshilli i Qarkut Tiranë – “Shërbimin e pastrimit të ambjenteve të brëndshme dhe të jashtme të godinës së Këshillit të Qarkut Tiranë”

Albtelecom sh.a – “Kryerja e shërbimit të pastrimit në ambjentet e ALBTELECOM SH.A”

One Telecommunications – Sherbimi i pastrimit per One Telecommunications

Kompania DION-AL shpk ka një eksperiencë shume vjecare në trajtimin e pastrimit për ambjentet e brëndshme dhe të jashtme sic shihet dhe nga kontratat të cilat janë realizuar me subjekte private dhe publike. Përkushtimi dhe serioziteti na kanë renditur në vëndet e para në tregun shqipëtar për ofrimin e këtij shërbimi. Për pastrim e fasadave janë përdorur produkte, materiale profesionale dhe paisje bashkekohore. Gjithmone përmendim që stafi është i trajnuar për pastrimet në lartesi, duke ndjekur të gjitha hapat për sigurinë e tyre. Ajo që e diferencon shoqërinë DION-AL shpk nga konkurrentët e saj është përdorimi I rpodukteve cilësore dhe punonjësve të kualifikuar. Një vend të rëndësishëm në hallkat e komapnisë tonë ka edhe dezinfektimi, deratizimi, dezinsektimi. Për të siguruar një mbrojtje maksimale, është e domosdoshme ndjekja e një programi të vazhdueshëm identifikimi, inspektimi i ambjentit të prekur, marrja e masave higjenike, monitorimi, kontrolli dhe mirëmbajtja e vazhdueshme, që bazohet në metoden e duhur për parandalimin, përcaktimin, vlerësimin, shpjegimin dhe dhënien e zgjidhjes përfundimtare të problemit.

Avokati i Popullit – Mirëmbajtje e lulishtes së institucionit

Drejtoria e Sherbimit Spitalor Mat – Sherbimi i pastrimit te jashtem dhe siperfaqeve te gjelberta

Qendra Spitalore Universitare “Nene Tereza” – Sherbimi i pastrimit te jashtem dhe mirembajtjes se siperfaqeve te gjelberta.

Bashkia Libohovë – Shërbim I mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbërta

Prokuroria e Përgjithshme – Sistemim dhe gjelbërim në oborrin e Prokurorisë së Përgjithshme

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes – Mirëmbajtje, gjelbërim, pastrim I ambjenteve të jashtme në KDS

Qëndra e Formimit Policor – Mirëmbajtje e lulishtes dhe shtim I ambjenteve të gjelbërta

Autoriteti Portual Durrës – Gjelbërim I ambjenteve te APD

TEGA shpk – Sistemim, gjelbërim i ambientit pranë CITY PARK

Shoqëria DION-AL SHPK trajton me profesionalizëm parqet, lëndinat, gjelbërimet përgjatë rrugëve, pemët, gardhet e gjelbërta, sipërfaqe të gjelbërta përreth ndërtesave të banimit, si dhe zonat e gjelbërta me qëllime të veçanta brenda institucioneve publike, bizneseve dhe organizatave të tjera. Për realiyimin me sukses të cdo projekti angayhohet një staf I kualifikuar sic është Agronomi, Inxhinieri I Hortikulturës dhe spëcialistët e kopshtarisë dhe gjelbërimit.