UNDP Albania/EU4Schools

UNDP Albania/EU4Schools: Institucione Arsimore Moderne, të Sigurta dhe Bashkëkohore në Vorë & Shijak

Falë programit “EU4Schools”, 174 fëmijë, 1,307 nxënës, 88 mësues dhe 50 mijë anëtarë të komuniteteve të prekura janë përfitues të drejtpërdrejtë nga rindërtimi i 4 institucioneve arsimore në Bashkinë Vorë dhe Bashkinë Shijak:

a) Shkolla 9-vjeçare në Vorë;
b) Shkolla 9-vjeçare në Bërxullë, Vorë;
c) Shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Rilindja” në Xhafzotaj, Shijak;
d) Kopshti Nr. 2 “Shtojzovallet”, Shijak.