Akademia e Ciklizmit vjen si një aset i shtuar për qytetin, komunitetin, dedikim ndaj fëmijëve për t’u mësuar rregullat e të qënit ciklista të përgjegjshëm duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Duke qënë së ndodhemi në park është menduar një formë fluide për t’u shkrirë më mirë me ambjentin përreth. Hapësira është e ndarë në disa elemente ku evidentohet pista e bicikletave që e përshkron rreth e përqark, gjithashtu janë të vendosura modulet e lodrave si Kulla e Sahatit dhe Ura e Tabakëve të pozicionuara në mënyrë të tillë, duke ju përshtatur edhe vendosjes në realitet. Gjithashtu një nga hapësirat që shton vlerën parkut është edhe labirinti i krijuar me bimësi, e cila shkon në një lartësi deri në 2 m. Për të ofruar komoditet dhe ambjent shplodhës janë vendosur të shpërndarë stola në formën e drurit masiv. Përgjatë pistës gjenden tabela sinjalistike në shërbim të edukimit të fëmijëve mbi sinjalistikën rrugore.
Home » Constructions » Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Tirana Akademi e Çiklizmit (Ndërtim Montim).
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Tirana Akademi e Çiklizmit (Ndërtim Montim).
- Tiranë, Shqipëri






