Bashkia Durrës – Ndërtim i ri gjimnazi Manëz, Njësia Administrative Manëz.

Qëllimi i këtij projekti është rindërtimi i shkollës në të njëjtin truall me sipërfaqe totale 4,252.8 m2, me të njëjtin funksion gjimnaz, që plotëson standardet në fuqi në vendin tonë, por dhe standardet ndërkombëtare që duhet të kenë objektet e kësaj rëndësie. Gjurma e objektit do të ndryshojë duke marrë parasysh plotësimin e të gjithave kushteve metrike që hapësirat e nevojshme kërkojnë për mbarëvajtjen e mësimit me një turn.