Objekti ne fjalë ështe një ndertese me skelet beton/arme e parapregatitur dhe ne brendesi ka nje shtese monolite. E gjithe godina eshte 3 katesh mbi toke. Godina eshte ndertuar ne 1982 dhe nderhyrjet e fundit jane bere ne vitin 2017.
Synimi i përgjithshëm i ndërhyrjes është zhvillimi i një qendre multifunksionale me qëllimin kryesor kërkimin dhe zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja në fushën e ndërtimtarisë dhe projektimit. Inkubatori do të adresojë sfidat e jetës reale me të cilat përballen njerëzit dhe komunitetet, duke testuar zgjidhjet në mjedise autentike ku studiuesit dhe novatorët mund të kuptojnë më mirë kompleksitetin e problemeve që po përpiqen të zgjidhin dhe të zhvillojnë zgjidhje më efektive.
Objektivi i pare i nderhyrjes eshte rehabilitimi i hapesirave te amortizuara apo degraduara te objektit te ish-ISTN dhe hapesirave perreth per ta transformuar ate ne nje qender multifunksionale te inovacionit dhe perpunimit te ideve ne fushen e ndertimit, teknologjise, dhe projektimit.
Objektivi i dyte eshte krijimi i nje qendre kerkimore dhe projektuale qe shtyn dhe koordinon aktore te ndryshem ne bashkepunim dhe menaxhim te ideve dhe kerkimeve te ndryshme te nje shumellojshmerie fushash qe lidhen me aktivizim ekonomik, fizik, dhe social te qytetit.
Objektivi i trete eshte krijimi i hapesirave ftuese per krijimin e propotipeve permes ideve inovatore, duke krijuar nje ambjent pjellor per ide te reja, prova dhe zgjidhje specifike per problematike specifike, dhe hapja e mundesive per te gjeneruar parime te reja ne fushen e zhvillimit te teknologjive ndertimore.
Objektivi i katert ka te beje me trajnimin dhe aktivizimin e brezave te rinj ne aspektet me te avancuara te fushave dhe disiplinave te ndryshme qe lidhen me ndertimin, teknologjine, dhe kerkimin, duke pergatitur keshtu brezat e ardhshem me parimet bashkekohore te projektimit.






