Në godinën e pediatrisë së Spitalit Rajonal Durrës është realizuar rikonstruksion i godinës ekzistuese 3 kate mbi toke dhe 1 kat gjysem ne dhe (bodrum), ndërtim shtese kati si dhe sistemim i jashtëm i territorit të kësaj godine. Punimet janë realizuar me materiale cilësore për arsye të rëndësisë së objektit dhe sipas kushteve teknike te zbatimit e standarteve europiane.






