UNDP (United Nations Development Programme) – Ndërtimi i godinës së re të Zjarrfikëses në Bashkinë Fier

Stacioni zjarrfikës i Bashkisë Fier është ndërtuar në dy kate. Kati i pare është kryesisht për makinat zjarrfikëset dhe ambientet e nevojshme për funksionimin normal te tyre, ndërsa në katin e dytë ndodhen zona dhe funksione për personelin dhe veprimtarinë e përgjithshme të stacionit të zjarrfikësve. Qëllimi i këtij projekti ishte Ngritja e një stacioni zjarrfikës bazuar në përvojat më të mira ndërkombëtare përsa i përket skemave funksionale, teknikave të ndërtimit dhe materialeve që do të përdoren.