Ka nisur faza e dytë e ndërhyrjeve për restaurimin e fasadave të qytetit Shkodër. Paketa e dytë që ka përfituar Bashkia Shkodër nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Qeveria Shqiptare për transformimin e pamjes së qytetit në hyrje të Shkodrës, shtrihet nga Xhabija përgjatë bulevardit “Mehmet Pashë Plaku” deri në lagjen Perash dhe në zonën e Rusit. Përveç pallateve, në këtë fazë të dytë do të përfshihen edhe fasadat e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Spitalit Rajonal Shkodër.