Përurohet Shkolla e Mesme ‘Jusuf Hoti’ në Katundin e Ri

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor përuruam shkollën e mesme të bashkuar “Jusuf Hoti” në njësinë administrative të Katundit të Ri e cila hapi dyert për 214 nxënës dhe 50 fëmijë të kopshtit. Rikonstruksioni i plotë i shkollës dhe kopshtit u mundësua nga programi CIS me fonde të qeverisë së Danimarkës dhe Mbreterisë së Bashkuar, zbatuar nga UNDP si dhe me bashkëfinancim të bashkisë së Durrësit. Nxënësit dhe stafi pedagogjik do të zhvillojnë procesin mësimor në ambiente me standarte bashkëkohore.