Rikonstruksion në Spitalin Rajonal Lezhë dhe shtesë për Maternitetin Lezhë, faza e parë ndërtimi i maternitetit të ri.

Në Spitalin Rajonal Lezhë është realizuar rikonstruksion i godinës ekzistuese si dhe shtesë godine për Maternitetin e Lezhës. Godina e re e ndërtuar me funksion Maternitet është një objekt 4-katësh mbi tokë dhe 1 kat nëntokë me sipërfaqe rreth 3023.29 m² i cili do të shfrytëzohet me ambiente shërbimi për katet mbi tokë dhe ambiente teknike në katin nëntokë ku janë respektuar parametrat bashkëkohorë brenda korpusit spitalor. Punimet janë realizuar sipas kushteve teknike të zbatimit dhe standardeve europiane.