Godinat në të cilat propozohet të ndërhyhet pozicionohen në pjesën jugore të qytetit të Elbasanit. Godinat janë të ndërtuara me tulla dhe janë kryesisht struktura kompakte dhe gjatësore, zhvillohen në horizontalitet dhe vendosen linearisht përgjatë përgjatë unazës “Çerçiz Topulli”.
Godinat janë ndërtuar para viteve 90′ dhe shërbejnë kryesisht si apartamente banimi, por pozicinimi i tyre buzë rrugëve bën që kati përdhe të shfrytëzohet kryesisht për shërbime.
Gjendja e rifiniturave të jashtme në nivelin e fasadës së objekteve është e degraduar si rrjedhojë e kohës së ndërtimit dhe veprimit të agjentëve atmosferike. Në fasada vërehen dëmtime kryesisht si rrjedhojë e lagështisë. Po ashtu, fasadat e objekteve paraqesin dëmtime fizike në rifiniturat e tyre.






