Objektivi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi dhe rinovimi i ndërtesës kryesore ekzistuese të Spitali Rajonal Lezhë, ku struktura ekzistuese do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të pjesshëm dhe të përmirësojë shërbimet e ofruara. Godina kryesore e Spitalit do të ketë një rikonstruksion të pjesshëm për të përmirësuar kushtet aktuale, kryesisht përsa i përket rifiniturës së brendshme. Shtresat e dyshemesë në katin e parë do të zëvendësohen. Poliklinika ka nevoje për ndërhyrje ne sistemin hidrosanitar pasi është e amortizuar dhe ka mungesën e aksesit në ndërtesë për personat me aftësi të kufizuar.