Inkubatori i Biznesit në Arkitekturë dhe Ndërtim në Tiranë

Objekti ne fjalë ështe një ndertese me skelet beton/arme e parapregatitur dhe ne brendesi ka nje shtese monolite. E gjithe godina eshte 3 katesh mbi toke. Godina eshte ndertuar ne 1982 dhe nderhyrjet e fundit jane bere ne vitin 2017. Synimi i përgjithshëm i ndërhyrjes është zhvillimi i një qendre multifunksionale me qëllimin kryesor kërkimin […]

Ndërtimi i infrastrukturës së modeleve të integruara në zona me potencial zhvillimi,Drenovë:Ndërtimi i godinave dhe parkut të “Poli i Festivaleve dhe Industrisë kreative” Drenovë, Korçë.

Punët e specifikuara në këtë kontratë do të përfshijnë të gjitha punët e nevojshme për zbatimin, duke përfshirë prishjen dhe heqjen e elementeve ekzistuese dhe ndërtimin e kanaleve të reja dhe të gjitha materialeve të çdo lloji, të nevojshëm për ekzekutimin, përfundimin dhe mirëmbajtjen e projektit me qëllimin dhe kuptimin e vizatimeve dhe këtyre Specifikimeve.

Rikonstruksion i Godinës së Maternitetit Spitali Shkodër

Projekti arkitektonik ne pamundesi per te krijuar ambjente te reja shtese, propozon permiresimin e ambjenteve ekzistuese dhe krijimin e standarteve te ambjenteve kryesore dhe ndihmese ne perputhje me normativat e projektimit te spitaleve. Detyra paresore ka qene krijimi i ambienteve ne sherbim te pacienteve. Pikat kryesore ku do te fokusohet projekti jane: Pajtueshmëria me aftësinë e […]

Ndërtim i shkollës 9 vjeçare, në rrugën Muharrem Caushi ,Njësia Strukturore KA/253

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në modernizimin, rritjen e standardeve funksionale dhe kapacitetit maksimal te nxenesve. Vetë projekti synon të përmirësojë standardet persa i perket procesit te mesimdhenes, sigurisë, të optimizojë dhe të sigurojë një lëvizshmëri dhe aksesueshmëri efikase në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira kombëtare dhe/ose ndërkombëtare.

Bashkia Kurbin – Rindërtimi i 225 banesave individuale në Bashkinë Kurbin, në kuadër të proçesit të rindërtimit.

Projekti për rindërtimin e shtëpive individuale në zonat e prekura nga tërmeti bazohet në tre modele me kosto të ulët dhe efiçencë energjie. Organizimi i planimetrisë është i trajtuar në formë modulare në mënyrë që mund të shumëfishohet apo zgjerohet në mënyrë logjike me dhoma apo hapësira shtesë sipas nevojës. Tipologjitë e shtëpive model janë […]