Rinovim me eficencë të lartë në energjie në ndërtesa shumëfamiljare në qytetin e Elbasanit dhe auditim përfundimtar

Godinat në të cilat propozohet të ndërhyhet pozicionohen në pjesën jugore të qytetit të Elbasanit. Godinat janë të ndërtuara me tulla dhe janë kryesisht struktura kompakte dhe gjatësore, zhvillohen në horizontalitet dhe vendosen linearisht përgjatë përgjatë unazës “Çerçiz Topulli”. Godinat janë ndërtuar para viteve 90′ dhe shërbejnë kryesisht si apartamente banimi, por pozicinimi i tyre […]
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale – Punime Civile për rehabilitimin e spitalit Angiologji/Kardiokirurgji në QSUT AL-MH-319398-CW-RFB

Objektivi i këtij projekti ka qenë kontributi në përmirësimin e efikasitetit të kujdesit në spitalin e kardiokirurgjisë ne QSUT, përmirësimi dhe rinovimi/ndërtimi i spitalit, përmirësimi i menaxhimit të informacionit në sistemin shëndetësor dhe rritja e aksesit financiar ndaj shërbimeve shëndetësore. Strukturat ekzistuese iu nënshtruan rinovimit/ndërtimit që ka cuar në modernizimin dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale – Punime Civile per Rehabilitimin e Spitali Lezhë

Objektivi i përgjithshëm i projektit ka qenë përmirësimi dhe rinovimi i ndërtesës kryesore ekzistuese të Spitali Rajonal Lezhë, ku struktura ekzistuese iu nënshtrua rikonstruksionit të pjesshëm me qëllim përmirësimin e shërbimeve të ofruara. Në godinën kryesore të Spitalit u krye një rikonstruksion i pjesshëm për të përmirësuar kushtet aktuale, kryesisht përsa i përket rifiniturës së brendshme. Poliklinika pati ndërhyrje […]
Fondi Shqiptar i Zhvillimit – Rigjenerimi i stokut të banesave, Rajonin 1 (Faza 3)

Ky projekt ka për qëllim rritjen e cilësisë së jetës së komuniteteve që popullojnë zonat urbane dhe që shihen të nevojshme ndërhyrjet që kanë si qëllim rehabilitimin e blloqeve urbane në qytetet kryesore të vendit, për të krijuar një sistem të përmirësuar në të cilin zhvilllohet jeta e banorëve të zonave. Ndërhyrjet rigjeneruese në blloqet […]
Rikonstruksion i godinës së Pediatrisë për Spitalin Rajonal Durrës

Në godinën e pediatrisë së Spitalit Rajonal Durrës është realizuar rikonstruksion i godinës ekzistuese 3 kate mbi toke dhe 1 kat gjysem ne dhe (bodrum), ndërtim shtese kati si dhe sistemim i jashtëm i territorit të kësaj godine. Punimet janë realizuar me materiale cilësore për arsye të rëndësisë së objektit dhe sipas kushteve teknike te […]
Rindërtimi i objektit shkolla 9-vjeçare “Shaqe Mazreku“ dhe rindërtimi i objektit shkolla 9-vjeçare dhe kopsht “ Vëllezrit Haradinaj“, Durrës

Në rindërtimin e objektit shkolla 9-vjeçare “Shaqe Mazreku” dhe rindërtimi i objektit shkolla 9-vjeçare dhe kopsht ” Vëllezrit Haradinaj”, Durrës përfshihen punime ndërtimi, punime elektrike, mekanike dhe hidrosanitare. Punimet janë realizuar me materiale cilësore për arsye të rëndësisë së objektit dhe sipas kushteve teknike te zbatimit e standarteve europiane.
Rikonstruksion i godinave të konvikteve të studenteve në qytetet Shkodër(godina nr.2), Vlorë (konvikti i vajzave), Korçë( godina nr.1)

Në godinat e konvikteve të studenteve në qytetet Shkodër (godina nr.2), Vlorë (konvikti i vajzave), Korçë( godina nr.1), është realizuar rikonstruksion i këtyre godinave ku përfshin punime ndërtimore, punime elektrike, hidrosanitare dhe sistemimit të jashtëm. Të gjitha punimet janë realizuar sipas kushteve teknike te zbatimit e standarteve europiane.
Rikonstruksioni i Zyrave dhe Magazinave e Drejtorise Rajonale, Tirane OSHEE sh.a dhe Rikonstruksion ndertimor i Dispencerise, Zyres se Projekteve dhe Escada prane Drejtorise Rajonale Tirane/ OSHEE sh.a

Në ambjentet e OSHEE sh.a është realizuar rikonstruksion i ambjenteve te zyrave te Drejtorise Rajonale Tirane, të godinës 3 kat të administratës dhe magazinës.
Rikostruksion i ish-godinës së Rektoratit+rehabilitimi i lulishtes rreth e rrotull

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës është realizuar rikonstruksion i ish-godinës së Rektoratit duke ndërhyrë në punime ndërtimi përkatësisht punime gërmim dhe prishje, punime murature, punime betoni, punime shtresa dhe hidroizolimi, punime suvatimi dhe veshje, punime bojatisje si dhe punime dyer-dritare.
Porta hyrëse dhe rrethimi i kampusit universitar i UBT

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës është realizuar porta hyrëse dhe rrethimi me mur betoni i kampusit të Universitetit në hyrjen kryesore dhe dytësore.






